TAGS-AT E JAVËS

Showbiz26 Dhjetor 2025, 09:29

Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Në Shqipëri gjithë kohën më keni prezantuar gabim

Shkruar nga Pamfleti
Yll Limani tregon emrin e vërtetë: Në Shqipëri gjithë
Yll Limani

I ftuar në emisionin “Ndryshe” artisti i njohur Yll Limani ka zbuluar shumë detaje jo vetëm sa i përket muzikës, albumit më të ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. Këngëtari nuk u rezervua aspak me përgjigjet e tij të sinqerta.

Në fillim të intervistës artisti u shpreh se në Shqipëri ndodh shpesh që t’i ngatërrojnë emrin, dhe arsyeja është se:

"Emrin Ylli nuk ma kanë vendosur kurrë. Unë e kam Yll, vetëm Yll pa ‘i’. Gjithmonë në Shqipëri e thoni Ylli Limani. Gjithë kohën më keni prezantuar gabim. Edhe kur shkoj në ndonjë event e shikoj nga pas aty Ylli Limani dhe them gjithmonë është Yll pa ‘i’."

Çfarë mendon se e dallon Yll Limanin nga artistët e tjerë?

Nuk e di, kam qenë gjithmonë ndoshta më specifik. Të gjithë njërëzit në stinën e vjeshtës dhe të shiut, të ftohtit e kanë lidhur me Yllin, me këngët e mia, me albumin. Nuk di të flas për vetën në kuptimin e mirë të fjalës. Ndoshta tekstet, ndoshta ngjyra e zërit që është meritë e Zotit nuk është e imja. Unë vetëm kam ditur ta përdor mendoj. Është meritë edhe e prindërve të mi.

yll limani emri

Lini një Përgjigje