
Thashethemet për një krizë kanë fluturuar mbi Kristiano Ronaldon dhe Xheorxhina Rodriguez prej disa muajsh. Mbi të gjitha, pas prezantimit të portugezit si lojtar i ri i Al-Nassr, në të cilin mungesa e harmonisë së tyre ishte më se e dukshme.
Që atëherë, flitet se mungesa e përulësisë së ndikueses argjentinase-spanjolle është arsyeja e kësaj krize. Mirëpo, këtë të shtunë programi “Socialité” i “Telecinco” ka treguar se kush është fajtori i vërtetë.
Dhe nuk është askush tjetër veç Dolores Aveiro, nëna e futbollistit. “Nëna e Kristianos dëshiron t’i japë fund Xheorxhinës, ajo po i bën magji në Portugali. Po aplikon magjinë e zezë për t’i dhënë fund lidhjes së tyre”, – theksuan në këtë program.
Madje, aty kanë shkuar një hap më tej, teksa sigurojnë se mamaja e pesë herë “Topit të Artë” nuk e do as në shtëpi Xheorxhinën: “Ajo nuk donte kurrë që ata të martoheshin apo të kishin fëmijë. Dolores i tha djalit të saj se nuk e donte në shtëpi. Prandaj, Kristiano nuk e çon në shtëpinë e nënës Xheorxhinën, por vetëm fëmijët”.
Por kjo nuk është hera e parë që flitet për një krisje të marrëdhënies mes Xheorxhinës dhe nënës së CR7. E njëjta gjë ndodh edhe me pjesën tjetër të familjes, e cila nuk e ka pranuar partneren e yllit portugez.
Lini një Përgjigje