TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 15:52

“Vër syze”, plas debate mes Anxhelës dhe Andi Vrapit për performancën e këngëtares së re (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Vër syze”, plas debate mes Anxhelës dhe Andi Vrapit

Herë pas here në jurinë e Kënga Magjike, juria ndan mendime të ndryshme, gjë që ka ndodhur edhe ditën e djeshme. Teksa një artiste e re, e cila quhet Laura, ka kënduar, gazetari Andi Vrapi ka thënë se veshja e saj duhet të shoqërohej me një performancë.

Por ka qenë fillimisht Sardi që ndante mendim të kundërt dhe më pas edhe Anxhela Peristeri, e cila ka thënë se i pëlqen performanca dhe ajo performoi aq sa e lejonte kënga. Andi duke mos qenë dakord sërish ka thënë: A po shohim të njëjtën gjë?

“Të njëjtën gjë po shohim Andi, po duhet të vesh syze”- ka thënë Anxhela. “I kam syzet, por nuk besoj se pamë të njëjtën gjë. Gjithsesi suksese Laura, se me Anxhelën dhe Sardin merremi më vonë”- ka përfunduar gazetari.

anxhela peristeri andi vrapi sherr

Lini një Përgjigje