TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Tetor 2024, 15:29

“Emisioni im”/ Matilda Mcini i përgjigjet Ardit Muratajt: Asgjë nuk është e përjetshme!

Shkruar nga Pamfleti

“Emisioni im”/ Matilda Mcini i përgjigjet Ardit Muratajt:

Pas largimit nga RTSH, Ardit Murataj ka thënë se ka respekt për moderatorët Matilda Mcini dhe Flor Agalliun, por sërish emisioni i përket atij.

Nisur nga kjo, Aulona Musta mbrëmjen e djeshme teksa ka patur të ftuar Matildën, e ka pyetur për këtë deklaratë.

“Nuk e njoh personalisht Arditin, kam parë daljet e tij, e kam vlerësuar për atë që bën. Është e drejtë e tij të thotë atë që mendon se është e tij por më shumë se një bisedë mes nesh, le të zgjidhet institucionalisht.

Nëse është emisioni i Arditit apo kujtdo, le ta zgjidhë institucionalisht, është e drejtë e tij. Unë e them gjithmonë: asgjë nuk është e përjetshme në këtë botë, asnjë vend pune, vetë jeta nuk është e përjetshme”- ka thënë ajo.

 

matilda mcini pergjigje ardit murataj

Lini një Përgjigje