TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Korrik 2025, 20:47

Vazhdon “lufta” Uanda Nara-Ikardi, argjentinasi merr vajzat e tij pas 10 orësh pritjeje dhe sherresh me ndërhyrjen e policisë

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon “lufta” Uanda Nara-Ikardi, argjentinasi merr vajzat e tij

Lufta e pandalshme mes Uanda Narës dhe Mauro Ikardit po trondit Argjentinën dhe jo vetëm! Pak javë pas seancës gjyqësore në Itali, ylli i Gallatasarajit u përball me një sfidë të vërtetë kur ish-gruaja e tij refuzoi t’i dorëzonte vajzat për të kaluar disa ditë me të, duke thyer urdhrin e gjykatës.

Pak javë pas seancës gjyqësore në Itali, futbollisti kishte shkruar sipas vendimit të gjykatës të merrte dy vajzat e tij për të kaluar disa ditë me to.

Në orën 11 të mëngjesit, Ikardi u paraqit në apartamentin ku jeton Uanda Nara me fëmijët, por ish-gruaja e tij refuzoi t’ia dorëzonte vajzat, duke u justifikuar me arsye personale dhe psikologjike.

Sipas medave të huaja, në fillim, Ikardi dhe përfaqësuesit e tij tentuan me qetësi ta bindnin atë se ishte e detyruar të respektonte urdhrin e gjykatës, por situata u tensionua dhe në skenë u përfshinë edhe trupat e sigurisë, pasi apartamenti ndodhet në një kompleks luksoz.

Situata po dilte jashtë kontrollit, teksa fqinjët njoftuan policinë dhe ajo që filloi si një çështje personale u kthye në një spektakël publik. Edhe Ikardi nuk qendroi duarkryq: njoftoi Autoritetin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe informoi policinë për qëllimin e tij për të paraqitur kallëzim ndaj ish-gruas.

Pas një beteje që zgjati më shumë se 10 orë, dy vajzat e vogla u larguan nga apartamenti dhe iu dorëzuan babait të tyre, i cili paralajmëroi hapa të mëtejshëm ligjorë.

Nuk është e pranueshme që çdo takim me vajzat e tij të varet nga humori apo dëshira e Uandës,” deklaruan avokatët e Ikardit, ndërsa Nara u bë objekt i sulmeve online. Ajo nga ana e saj beson se Ikardi po përdor vajzat për ta shtypur emocionalisht.

Megjithatë, të dy kanë shmangur përballjet e drejtpërdrejta në rrjetet sociale, por nuk kanë munguar aludimet e nënkuptuara.

Ikardi postoi përsëri në Instagram një storie me dorën ngritur, një imazh që njihet si simboli i fitores së aktorit Johnny Depp në procesin kundër Amber Heard.

Përgjigja e Uandës erdhi fillimisht në një shfaqje televizive, ku ajo deklaroi se “u thanë shumë gënjeshtra për atë që ndodhi,” dhe më pas postoi foto ku duket qartë unaza e fejesës që ia kishte dhuruar ish-bashkëshorti.

 

uanda nara mauro ikardi

Lini një Përgjigje