TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Gusht 2023, 08:00

Vazhdon drama, Sara Hoxha hedh sërish “kunja” për Dafinën

Shkruar nga Pamfleti

Vazhdon drama, Sara Hoxha hedh sërish “kunja” për

Drama mes Sara Hoxhës dhe Dafina Zeqirit nuk ka marrë fund. Kjo pasi partnerja e Ledri Vulës, Sara ka përmendur sërish rreshtin e këngës, nga e cila nisi edhe sherri virtual.

“Ama prap më le vetëm”- komenton Sara në foton e saj, si vazhdim i fjalisë që i shkruajti një ndjekës: "Ti kom dhon krejt".

Kujtojmë se Dafina dhe Ledri u bënë viral këto kohë për shkak të një vargu të njëjtë në dy këngët e tyre të fundit.

Vazhdon drama, Sara Hoxha hedh sërish “kunja” për

Në bashkëpunimin me Romeo Veshajn që publikoi pak javë më parë, Ledri thotë: “T’i kom dhon krejt/ T’i kom dhon krejt/ Ama loçkë më le vetëm”. Kurse Dafina në projektin me Elgit Dodën që solli para pak ditëve thotë: “Se t’i kom dhon krejt/ E mi ke dhon krejt/ Ama sot prap vetëm”.

Aludimet ishin të ndryshme, madje u përmend se dyshja po i dërgonte mesazhe tjetrit me anë të muzikës. E kur rrjeti vijon të ziejë, Ledri i hodhi benzinë zjarrit me një koment.

“T’i kom dhon krejt”– ishte komenti i Ledrit të cilin ndjekësit e vunë re menjëherë, por ai e fshiu komentin.

Nuk dihet nëse Sara u bë xheloze, apo se çfarë mund të ketë ndodhur që marrëdhënia mes tyre u përça.

Lini një Përgjigje