Një zyrtar i lartë i Policisë së Atlantës në SHBA është përfshirë në një hetim pas pretendimeve për një marrëdhënie të papërshtatshme me një gjyqtare federale, ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave amerikane dhe institucioneve mbikëqyrëse të sistemit të drejtësisë.
Sipas raportimeve të Bloomberg Law, në qendër të çështjes ndodhet Kelley Collier, zëvendësshef i Policisë së Atlantës, i cila dyshohet se ka pasur një lidhje me gjyqtaren federale Eleanor Ross.
Komiteti për Sjelljen dhe Aftësinë Gjyqësore pranë Konferencës Gjyqësore të Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se ka pranuar një ankesë zyrtare lidhur me rastin dhe po shqyrton pretendimet e ngritura.
Në dokumentacionin e paraqitur thuhet se takime mes dy zyrtarëve dyshohet se kanë ndodhur në zyrën e gjyqtares gjatë orarit zyrtar të punës. Gjithashtu, sipas ankesës, disa punonjës të gjykatës kanë raportuar se kanë dëgjuar zhurma që kanë ngritur dyshime për sjellje të papërshtatshme brenda ambienteve të institucionit.
Pas publikimit të informacionit, Policia e Atlantës bëri të ditur se ka nisur një verifikim të brendshëm për të përcaktuar nëse personi i përmendur në dokumentet e komitetit është punonjës i saj dhe nëse ka pasur shkelje të standardeve profesionale apo etike.
Collier aktualisht mban postin e komandantit të Divizionit të Shërbimeve Komunitare në Policinë e Atlantës, shkruan NY Post
Ndërkohë, sipas raportimeve, gjyqtarja Eleanor Ross ka marrë një qortim privat në lidhje me këtë çështje.
Ross shërben në Gjykatën Federale të Qarkut Verior të Xhorxhias dhe u emërua në detyrë nga ish-presidenti amerikan Barack Obama, ndërsa konfirmimi i saj nga Senati i SHBA-së u bë në vitin 2014.
Hetimet dhe procedurat përkatëse vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të sqarojnë nëse pretendimet përbëjnë shkelje të rregullave profesionale dhe etike të institucioneve përkatëse.
View this post on Instagram
Mos te rente gruaja verr ndezur se nuk ke se cfare i ben.