TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Dhjetor 2025, 22:47

U veshën si “Peaky Blinders”, talebanët arrestojnë 4 të rinj në Afganistan (Video)

Shkruar nga Pamfleti

U veshën si “Peaky Blinders”, talebanët arrestojnë 4

Katër të rinj janë arrestuar nga autoritetet talebane në Afganistan sepse ecnin në publik të veshur si personazhe të serialit të njohur britanik “Peaky Blinders”, ndërsa autoritetet thonë se ata po "promovonin kulturën e huaj".

Sipas Ministrisë së Talebanëve për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimin e Sjelljes Imorale, katër burrat 30-vjeçarë ndodheshin në distriktin Jibril të provincës Herat, ku ishin bërë të njohur për paraqitjet e tyre të frymëzuar nga seriali.

Zëdhënësi i ministrisë, Saif ur-Islam Khyber, tha se të rinjtë u “thirrën dhe u regjistruan në një program ‘reforme’ ” sepse, tha ai, ata “po imitonin personazhe të filmave të huaj dhe po promovonin modele jo-afgane”.

"Ne jemi myslimanë dhe afganë, kemi fenë , kulturën dhe vlerat tona", tha Khyber në një postim në rrjetet sociale, duke theksuar se vendi është "mbrojtur me sakrifica nga ndikimet e dëmshme kulturore".

Në një deklaratë të mëvonshme për CBS News, ai pretendoi se katër burrat “nuk u arrestuan zyrtarisht”, por “u pyetën dhe më pas u liruan ”. Ai tha se “rrobat që ata mbanin veshur nuk kanë identitet afgan dhe nuk janë në përputhje me karakterin mysliman të shoqërisë”.

 

Lini një Përgjigje