
Rita Ora dhe Taika Waititi vendosën që pas një viti të ndanin disa copëza nga dasma e tyre, duke rrëfyer edhe një detaj shumë interesant.
Në një intervistë për 'Vogue', dyshja zbuloi që ishte pikërisht Rita e cila i propozoi partnerit të saj për ta çuar marrëdhënien në hapin e radhës, duke u pasuar me 'Po'-në e menjëhershme te regjisorit.
Teksa kjo gjë ka nxitur mjaft tema diskutimi për të gjithë publikun, mund të themi se kjo është diçka e rrallë në çift, por padyshim që nuk është fenomen i padëgjuar më parë.
Rita Ora më në fund ndau detaje nga dasma e saj super e fshehtë dhe zbuloi se fustani mbante firmën e Tom Ford. Ceremonia u zhvillua në Los Angeles në gusht të vitit të shkuar (2022) dhe këngëtarja ndau detaje të ditës së rëndësishme me ‘Vogue’.

Lini një Përgjigje