
Fjolla Morina ka dalë ditën e djeshme nga spitali psikiatrik, aty ku ishte shtruar prej javësh. Këngëtarja ka ndarë një video ku shihet me vajzën, teksa i falënderon të gjithë për mesazhet që ka marrë.
Po ashtu, Fjolla pranon se nuk ka qenë mirë nga ana psikologjike e se ka ende nevojë për ndihmën e mjekëve.
“Hello ju përshëndes krejtve. Faleminderit për fjalët e bukura që më keni shkruar. Unë jam mirë, nga ana psikologjike nuk kam qenë mirë, me ndihmën e doktorëve do bëhem dhe më mirë”
Kujtojmë se ajo prej muajsh ka shqetësuar rrjetin me videot e saj duke akuzuar me emra, persona që sipas saj, janë kokat e krimit të organizuar. Nuk dihet nëse në ditët në vijim do ketë sërish të tilla akuza…
Lini një Përgjigje