TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 5 Gusht 2023, 11:33

Luizi i përgjigjet Mentor Kikisë: Je kokrra e legenit; njeriu pas të 40-tave duhet të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka

Shkruar nga Pamfleti

Luizi i përgjigjet Mentor Kikisë: Je kokrra e legenit; njeriu pas

Një konflikt virtual ka ndodhur mes gazetarit dhe analistit të njohur Mentor Kikia dhe Luiz Ejllit.

Ka qenë një deklaratë e Aurela Gaçes, e cila tha se tani nuk është momenti që të bëjë një bashkëpunim me Luizin, pasi ai është në kulmin e famës dhe sipas saj, bashkëpunimet e mira vijnë atëherë kur publiku nuk i pret.

Ky lajm bëri xhiron e rrjetit dhe sigurisht s’i kishte shpëtuar pa u kapur as nga analisti. Ai kritikoi mediat se si mundën të krahasojnë Aurelën me Luizin, për të cilin tha se nuk ka asnjë vlerë artistike.

“Nuk po e mbaj dot më.. Më dilni këto ditë nëpër rrjet, poshtë e lart dhe pa fund, lajme-leshi që Aurela Gaçe refuzon Luizin për të kënduar së bashku. Këto soj lajmesh janë lloqe mediatike për klik, e di unë këtë. Por si keni kurajën o biçim të përballni një këngëtare, një artiste, me një produkt televiziv pa asnjë vlerë artistike (njerëzore s’e di, nuk e njoh)”, shkruajti Kikia në postimin e tij, të cilin më pas e fshiu.

Komenti i Kikisë u fshi, por Luizit nuk i shpëtoi. Ai e ripostoi statusin e analistit në llogarinë e tij në Instagram dhe i listoi atij arritjet e madje i kujtoi edhe sukseset që ka arritur në karrierë. Duke nisur nga çmimi në “Ethet” dhe deri te pjesëmarrja e tij në Eurovision. Në postimin e tij këngëtari e ofendoi gazetarin dhe tha se ndryshe nga ai, postimin e tij nuk do e fshijë.

“Të thuash, që unë jam pa kurrfarë vlere, nuk e di nga e nxjerr!....... Në Big Brother jam nga të paktët që kam hyrë si dikush që ka bër diçka, si ‘vi’, ndryshe nga shumë të tjerë që kanë hyrë në dy edicione dhe s’e kishim haberin se kush janë.

Por je kokrra e legenit o Mentor, që e postove dhe e fshive. Epo unë nuk e fshij o shok! Legen je dhe pikë”, shkroi Luizi, i cili premtoi se nuk do e fshinte, por e fshiu postimin. 

Ndërsa në një postim tjetër shkruan: “Njeriu pas të 40-tave, duhet të mbajë përgjegjësi për fytyrën që ka.

Luizi i përgjigjet Mentor Kikisë: Je kokrra e legenit; njeriu pasLuizi i përgjigjet Mentor Kikisë: Je kokrra e legenit; njeriu pas

luizi sherr mentor kikia

Lini një Përgjigje