TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Dhjetor 2024, 10:40

U larguan nga shtëpia e Big Brother, çifti hedh akuza ndaj produksionit: Mos harxhoni lekët kot të votoni!

Shkruar nga Pamfleti

U larguan nga shtëpia e Big Brother, çifti hedh akuza ndaj

Këtë vit në Big Brother Albania Vip4, siç u lajmërua edhe më herët, kishte banorë edhe njerëz që nuk kanë lidhje me mediat. Kështu ishte edhe rasti i çiftit Briseida dhe Jori, të cilët bënë bujë me hyrjen e tyre, duke qenë se Briseida, doktoreshë me profesion, ishte 10 vite më e madhe se Jori, bashkëshorti i saj.

Ata u futën fillimisht tek ‘shtëpia e Borëbardhës’ dhe ishin ‘dy xhuxha’ sipas formatit të lojës, nga të cilët një pjesë e mirë e banorëve do eliminoheshin, sipas votave të publikut, ndërsa vetëm dy do vazhdonin lojën brenda shtëpisë së famshme. Çifti u eliminua dhe nuk ka humbur kohë. Menjëherë pas daljes nga shtëpia, ata kanë hedhur një video në rrjetet e tyre sociale, duke akuzuar produksionin për padrejtësi.

“Mirëmbrëma yje”, e nis videon Briseida, si një ‘ironi’ ndaj Ledionit për të treguar frazën e famshme të Arbana Osmanit, e më pas vazhdojnë të dy rrëfimin ‘pa dorashka’:

“Ne u larguam nga shtëpia, por e kemi fituar Big Brotherin sepse fituam zemrat e të gjithëve. Kemi parë videot ku kemi marrë 1.5-1.7 milionë klikime, shakatë tona. Megjithatë, më vjen shumë keq që nuk janë dhënë disa nga videot. Kemi dhënë shumë mesazhe sociale aty, kemi dhënë shumë dashuri, por janë limituar, tek njerëzit ku produksioni kishte më shumë interes. Megjithatë ne jemi të gëzuar që vajtëm.”

Ndërhyn bashkëshorti i saj, Jori, i cili shton: “Me pak fjalë aty ishte jo me të futur, por nuk kishte lidhje realiteti me çfarë shihnit në televizor. Është sinqerisht një turp shumë i madh, sepse nuk zgjidhnin votat e publikut.”

“Mos votoni, mos harxhoni lekët kot. Është kështu: Hajde, fli gjumë. Kur të thërret produksioni, do thuash çfarë të mësuan. Ti do thuash çfarë do produksioni dhe kaq, fitove, dole aty! Shumë padrejtësira, pa fund”, përfundon Briseida. /Pamfleti

 

 

briseida jori akuza produksioni

Lini një Përgjigje