TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Shkurt 2024, 08:54

U konfliktua që në fillim të hyrjes në BBV3 me Gracianon, Endrik Beba çudit me përgjigjen pas daljes nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti

U konfliktua që në fillim të hyrjes në BBV3 me Gracianon,

Mbrëmjen e djeshme Endrik Beba u eliminua prej garës së ‘BBV3’.

Edhe pse kishte pak kohë që u bë pjesë e këtij formati, publiku vendosi ta eliminojë atë.

Në komentet e para pas daljes nga shtëpia, Endriku ka thënë se zgjodhi të mos luftojë kundër disa banorëve, ashtu sikurse ata vepruan ndaj tij.

Teksa ishte duke dalë prej shtëpisë, Ledioni e pyeti lidhur me konkurrentin që Endriku bën tifo dhe ai u përgjigj: Gracianon.

Pasi mbërriti në studio Ledioni i tha: Më bëri shumë përshtypje kur the: ‘Unë bëj tifo për Gracianon.’ Më doli një “bravo” sepse nuk e prisja.

Endriku: Fillimisht unë bëja tifo për Merin, por ajo pati një mërzitje për mua aty. Më tradhëtoi pak, por…Pastaj Graciano, ai ka qenë personi i parë me të cilin unë pata një debat sapo hyra në shtëpi. Por unë besoj në meritokraci, jo të bërin gjelin dhe Graciano ka qenë një person shumë i artikulueshëm që di t’i rezistojë debatit shumë mirë. Dhe mbi të gjitha nuk ofendon kurrë.

endrik beba pergjigje bbv3 eliminim

Lini një Përgjigje