TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Tetor 2024, 10:48

U habit me suksesin që kishte në Boston, Mariana Kondi tregon çfarë i thanë pasi doli nga ‘Ferma Vip’

Shkruar nga Pamfleti

U habit me suksesin që kishte në Boston, Mariana Kondi tregon

Mariana Kondi ka treguar në një emision televiziv reagimin e parë pasi doli nga izolimi i “Ferma VIP”.

Ajo tregoi se edhe bashkëshortit të saj i kishte pëlqyer shumë energjia që Mariana dha në eksperiencën e saj në fermë.

Më tej, aktorja që fitoi zemrat e publikut, deklaroi se kur ishte në Boston të gjithë e pyesnin se pse e ndërpreu rrugëtimin në fermë. Ajo theksoi se në Boston ndiqej shumë “Ferma VIP” nga shqiptarët e Amerikës.

“Kur dola nga ferma unë nuk e dija që isha pëlqyer aq shumë. Kur po shihja Mariana, Mariana, Mariana…Dijonis thashë, ua po unë qenkam kaq e mirë. E pashë që edhe bashkëshortit i kisha pëlqyer. Më tha të kam parë, të shihja dhe kur më përshëndesje. Ua sa bukur dole më tha!

Kur shkova në Boston, pasi fola për çmimin që mora për filmin, erdhën të gjithë më thanë pse dole nga ferma. Ata e shikonin shumë “Ferma VIP”, rrëfeu aktorja Mariana Kondi.

ferma vip mariana kondi

Lini një Përgjigje