TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 8 Prill 2026, 15:53

U eliminua nga Big Brother, fjalët e para të Juelës pas daljes nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti
U eliminua nga Big Brother, fjalët e para të Juelës pas daljes
U eliminua nga Big Brother, fjalët e para të Juelës pas daljes nga shtëpia

Pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 5, Juela Nikolli ishte e ftuar sot në emisionin “Shqipëria Live” për të folur për përvojën dhe transformimin e saj brenda lojës.

Juela rrëfeu ndryshimet që pësoi gjatë qëndrimit në shtëpi: “Kisha nevojë të pushoja, fola me miqtë dhe familjen. Familja ime ishte e lumtur, mamaja dhe babai u zhgënjyen pak sepse nuk arrita dot finale,” tha ajo.

Banorja e dalë nga shtëpia komentoi edhe ndryshimin e saj nga një vajzë e brishtë në një lojtare më agresive: “Aty brenda kam munduar ta ndaj lojën nga njeriu. Gjërat që bënë të tjerët kur dola nuk më dukeshin të hijshme, por ortakëria ime me Rogertin erdhi shumë rrjedhshëm. Në javët e para isha në komfort zonë, po më pas loja u bë më e ashpër dhe i thashë gjithmonë se nuk mbështes disa nga veprimet e tij. Fakti që u bëra antagoniste e lojës së Selin më bëri më të fortë.”

Juela theksoi pavarësinë e saj brenda shtëpisë: “Kam hyrë vetëm dhe dola vetëm. Nuk bëra kompromise; mund të kisha përdorur Senon apo Stenaldon, por nuk ishte synimi im dhe nuk e bëra.”

Ajo komentoi edhe incidentin me Gretën: “Veprimi i Gretës ndaj meje ishte i patolerueshëm. Më erdhi mirë që mori vendimin Vëllai i Madh, por më vjen keq që situata shkoi deri aty sepse do mbahet mend gjatë këtij edicioni.”

 

juela

Lini një Përgjigje