TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Shtator 2024, 10:49

U dobësua shumë, fansat në pikëpyetje për Lizzo-n: Ozempic apo kokainë?

Shkruar nga Pamfleti

U dobësua shumë, fansat në pikëpyetje për Lizzo-n:

Lizzo iu përgjigj personave që duan që ajo të pranojë se ka përdorur Ozempic për të humbur peshë.

Bëhet fjalë për një medikament mjaft të përhapur, i cili është krijuar për të sëmurët diabetikë, por shumë persona të famshëm e marrin për të humbur peshë, duke pasur megjithatë efekte të rënda në shëndetin e tyre.

Lizzo, e cila kohët e fundit është dukur mjaft e dobët në rrjetet sociale, mori një koment nga një fan i cili e pyeti nëse po merrte Ozempic apo po përdorte kokainë.

Për t’iu përgjigjur pyetjes së tij, artistja ka bërë një postim me komentin e tij, ku shkruan: “Ozempic apo kokainë? Pyet një fans”.

Më pas ajo postoi një seri fotosh, njëra prej të cilave shkruante: “Kur më në fund akuzohesh për marrjen e Ozempic, pas 5 muajsh stërvitje me peshë dhe një deficiti kalorik”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lizzo (@lizzobeeating)

lizzo ozempic kokaine

Lini një Përgjigje