TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Dhjetor 2024, 09:01

"Tu bëfsha kurban", Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon pas 36 viteve 

Shkruar nga Pamfleti

"Tu bëfsha kurban", Parashqevi Simaku flet me Pirro Çakon

Pas 36 vitesh, Parashqevi Simaku dhe Pirro Çako kanë zhvilluar bisedën e tyre të parë.Dy bashkëpunëtorët që në Festivalin e Këngës triumfuan me “E duam lumturinë”, kanë biseduar këtë të mërkurë.

Ka qenë vetë Elton Ilirjani ai i cili ka publikuar një video ku artistja shqiptare shihej teksa bisedonte me mall e nostalgji me kantautorin e njohur.

Si në sytë e Pirros, po ashtu dhe në zërin e Parashqevisë kuptohej qartë malli dhe respekti që ata gëzonin ende për njëri tjetrin.

Biseda mes tyre: 

Parashqevi Simaku: Jam gëzuar shumë për Sandrin e vogël. Më thuaj si është nëna, mbreti i muzikës shqiptare babai yt?

Pirro Çako: Babai nuk jeton më

Parashqevi Simaku: Ooo, po ja të ka ty. Tani të ka ty.

Pirro Çako: Po ti si je njëherë?

Parashqevi Simaku: Shumë, shumë mirë jam. Ja me ato dramat që mbaruan më në fund. Shyqyr Zotit. ‘Eltoni më tha do të flasësh?’ Patjetër i thashë sepse kemi shumë vite që nuk kemi folur. Që kur bëmë një fotografi që kur morëm çmimin e parë. Mirë je ti? Dukesh si pëllumb. Tu bëfsha kurban.

parashqevi simaku pirro Çako

Lini një Përgjigje