
Xhensila Myrtezaj është komentuar jo pak herë e madje edhe krahasuar si ka qenë, për shkak të formave trupore. Një përgjigje direkte ka ardhur nga trajneri i njohur i fitnesit në Kosovë, Gen Zeqiraj.
Sipas tij, është e pamundur që një femër të vijë në ato linja dy javë pas lindjes. Gjithashtu trajneri sugjeroi se trupi i një femre pas lindjes duhet të vazhdojë të jetë në atë gjendje, për arsye të ushqimit ndaj fëmijës dhe se ndërhyrjet estetike janë shembulli më i keq.
“Ky është gabim i madh. Trupi nuk mundet me ndryshu shumë shpejt. Pas 6 muajsh fillon të shihet ndryshimi i madh. S’ka shans të ndodhë ai ndryshim për 3-4 javë. 80% bëjnë operacione. Mos i shihni në Instagram se askush nuk tregon çfarë ka marrë, çfarë po përdor. Nëse ajo ka lind dhe për 2 javë del në skenë me atë trup, s’ka shans. Pas 1 viti mund të bëhet ai trup. Ndoshta është shembulli më i keq. Unë kam fëmijë vetë, e di si është trupi i nënës pas lindjes. Kjo është gabim pasi t’i duhet të ushqesh fëmijën”, shprehet Zeqiraj.
Lini një Përgjigje