TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Qershor 2023, 13:18

‘Travis jam shtatzënë’, Kourtney Kardashian i jep lajmin bateristit gjatë koncertit me pankartë

Shkruar nga Pamfleti

‘Travis jam shtatzënë’, Kourtney Kardashian i jep lajmin

Kourtney Kardashian, gjatë koncertit të Blink 182 kishte një tabelë ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”. 44-vjeçarja ka zbuluar se nga u frymëzua për të bërë në atë formë njoftimin e shtatzënisë.

Dhe kjo nuk është hera e parë që bateristi është përballur me një grua që mban lart këtë shenjë, pasi ajo u shfaq në videoklipin e grupit të vitit 1999 për këngën “All The Small Things”.

Videoja ikonë muzikore parodizon në mënyrë të famshme grupe djemsh duke përfshirë Backstreet Boys dhe ‘N Sync, si dhe yjet e popit Britney Spears dhe Christina Aguilera.

Ndërsa tre anëtarët e grupit kalojnë nëpër aeroport, një grua mban lart tabelën. Videoja e paharrueshme fitoi “Videoja më e mirë e grupit” në MTV Video Music Awards 2000.

Pasi pa shenjën e gruas së tij, Travis la skenën dhe vrapoi drejt saj për t’i dhënë një puthje të madhe. Çifti nuk i kanë fshehur planet e tyre për të bërë një fëmijë së bashku pasi u martuan në Itali vitin e kaluar.

Epo ja që ndodhi dhe ata janë më të lumtur se kurrë!

‘Travis jam shtatzënë’, Kourtney Kardashian i jep lajmin

shtatzene kourtney kardashian travis

Lini një Përgjigje