TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle18 Qershor 2023, 12:35

Enca si kamerdare: Po vij të shpëtoj muzikën

Shkruar nga Pamfleti

Enca si kamerdare: Po vij të shpëtoj muzikën

Enca si duket ka vendosur të bëjë pak “pushim” nga pushimet në Dubai dhe të fokusohet tek karriera e saj muzikore. Me ana të disa postimeve në Instagram ajo bëri të ditur se ka gati disa materiale muzikore që mezi pret t’i publikojë.

Korriku 2023 është koha kur ajo do të publikojë këngën e parë pas shumë kohësh që shënon edhe rikthimin e saj.

“Bëhuni gati, po vij të shpëtoj industrinë shqiptare të muzikës”, thotë Enca, e cila duket sikur ka marrë rolin e një kamerdareje.

Më herët Enca zbuloi arsyen pse ka bërë një pushim kaq të gjatë në tregun muzikor, duke rrëfyer se ka pasur nevojë për kohën e saj .

 

enca kamerdare

Lini një Përgjigje