
Këtë ditë të parë shtatori Donald Veshaj feston ditëlindjen. Siç ndodh në këto raste, Bora Zemani e uroi me një ‘buqetë’ fotosh, shoqëruar me postimin në ‘gjuhën e nënës’ (anglisht), të cilin e përkthyem në gjuhën që njihet zyrtarisht (shqip):
“Do të të blija një dhuratë por më pas kuptova se ti gjithçka që mund të ëndërrosh…MUA! Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, postim i cili u shoqërua me shumë komente nga ndjekësit.
Komentet që më shumë na ranë në sy ishin ata që flisnin për tradhtinë. Një ndjekëse shkruante: “Po ik o Bora ik se tradhtoi, femer pa dinjitet! Flet dhe per dashuri hahah !”. Pikërisht kjo fjali mori një sërë përgjigjesh, ku më interesanti ishte: “Po kjo e tradhtoi, ky e tradhtoj tani japin leksione dashurie”.
Ne nuk kemi asgjë kundër tradhtisë, madje ndonjëherë të ndihmon të kuptosh ku je me lidhjen që ke dhe mbase dyshja e famshme kuptoi se funksiononin më mirë të lidhur se të ndarë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje