TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Mars 2024, 13:22

“Ti je mik që të qëllon tek dhoma e rrëfimit”, Meritoni i kthehet Romeos: Je përfol se merr gratë e shokëve (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Ti je mik që të qëllon tek dhoma e rrëfimit”,

Miqësia e Romeos dhe Meritonit është ‘krisur’ gjatë ditëve të fundit, ndërsa debati është agravuar mbrëmjen e djeshme, gjatë spektaklit. Meritoni aludoi se Romeo merr gratë e shokëve, duke iu referuar një lajmi që ka qarkulluar në rrjetet sociale.

Romeo: Unë mendoj që Meritoni ndikohet në këtë shtëpi… Meritoni do të dalë në prime. Një shok që të qëllon te dhoma e rrëfimit, që nuk ka pikë dinjiteti, që nuk t’i thotë gjërat në sy…

Por, gjatë publicitetit, debati ka agravuar me Meritonin që ka akuzuar Romeon se ‘i merr gratë shokëve’.

Meritoni: Romeo tha që merresh me gratë e shokëve dhe unë thashë një lajm që ka qarkulluar që ti je akuzuar për diçka të tillë…

Romeo: Ky është Meritoni!

Meritoni: Ti je aluduar për diçka të tillë.

Romeo: E kupton sa poshtë ke rënë…

Menjëherë pas spektaklit ka qenë vetë Romeo ai që e ka komentuar situatën me banorët e tjerë, i pyetur nga Ilnisa e cila nuk ishte në dijeni të lajmit. Romeo tha se akuzat që i bëri Meritoni, janë thënë më herët dhe nga Clevio, dhe i referohen një aludimi për marrëdhënien e tij me Klean, gruan e mikut të tij Elgit Doda.

Rike: Ai nuk përmendi emra

Romeo: Çfarë rëndësie ka moj, ka qenë lajmi

Ilnisa: Për kokën e Anaisit nuk e di

Romeo: Është shumë e rëndë që të ta them

Ilnisa: Do ma thojë njeri këtë lajmin e famshëm

Romeo: Bëhet fjalë për Gitin dhe gruan e vet, më vdekshin të gjithë

Ilnisa: Tallesh ti

Romeo: Clevio ka thënë për mua, dhe ma përmendi sot ai

Rike: Je përfol tha

Romeo: Mbroje sa të duash, është lëvizje e ulët moj. Çfarë po thua moj, mendo ata që janë atje në shtëpi dhe dëgjojnë. Çfarë faji kanë ata?

 

meritoni romeo grate e shokev

Lini një Përgjigje