TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Tetor 2023, 12:00

Thellohet kriza në çift, Princ Leka nuk ndjek më në Instagram nënën e vajzës së tij

Shkruar nga Pamfleti

Thellohet kriza në çift, Princ Leka nuk ndjek më në

Pak ditë më parë, në 3-vjetorin e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë. Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar këto dyshime për një krizë në marrëdhënien me Elian, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Kujtojmë se Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime, saqë një veprim i tillë nuk mund të jetë kurrsesi një gabim apo pakujdesi.

Princ Leka kohët e fundit ka marrë pjesë në disa ceremoni zyrtare, gjithashtu edhe në gëzime familjare, pa Elia Zaharian. Nuk ka ndodhur më parë që Princi të marrë pjesë pa partneren e tij, në ceremoni të familjeve Mbretërore të shteteve të ndryshme.

Thellohet kriza në çift, Princ Leka nuk ndjek më në Thellohet kriza në çift, Princ Leka nuk ndjek më në

princ leka elia zaharia instagram

Lini një Përgjigje