TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Tetor 2023, 11:16

Tani ka një familje tjetër dhe dy djem të tjerë, babai i Edona James: Kam 23 vite pa e takuar

Shkruar nga Pamfleti

Tani ka një familje tjetër dhe dy djem të tjerë, babai i

Ndër personazhet më të komentuar të “BBVK” është edhe Edona James. Që prej hyrjes, Edona nuk ka hezituar të tregojë me detaje për ndërrimin e gjinisë.

Banorja e “BBVK” ndërkohë ka folur shumë më pak për babanë e saj, të cilin tha se nuk e ka takuar prej vitesh.

Por, në një intervistë për RTV Dukagjinin, babai i Edonës ka folur për djalin e tij, tashmë të kthyer në grua.

“Nëna e saj është ndarë prej meje dhe i ka marrë fëmijët me vete, të dy i ka marrë dhe ua ka bërë letrat në Gjermani, unë kam qenë azilant nuk kam mund të bëj asgjë, më kanë kthyer në Kosovë, e kam shikuar jetën time, jam martuar dhe kam krijuar familje tjetër, i kam dy djem me gruan tjetër”, ka thënë ai.

“Ka kohë, kam harruar kur ka ndodhur. Më ka shkruar para dy jave a mundem me ia nxjerr një pasaportë, ky ka qenë kontakti i fundit”, tha babai i Edonës në lidhje me kontaktin me të.

Më tej ai ka treguar se nuk e ka takuar Edonën prej 23 vitesh. Takimi i fundit ishte kur ajo ka qenë ende fëmijë.

“Prej fëmijërisë nuk e kam parë, kur është bërë femër nuk e kam parë, nuk kam parë ende asgjë, prej 2000 tash është 2023, qe 23 vjet”, pranoi ai.

Babai i saj nuk e ka mohuar dëshirën që të takohet me të pas rrugëtimit të saj në BBVK.

“Në Big Brother nuk kam qejf ta takoj, por pas Big Brotherit kam qejf me e taku”, u shpreh ai.

edona james babai

Lini një Përgjigje