
Sipas shtypit britanik, Brooklyn Beckhamit dhe gruas së tij, Nicola Peltz, thuhet se i është ofruar një shumë shtatëshifrore për të shkruar një libër që tregon të gjitha përçarjet dhe sekretet e brendshme të familjes Beckham.
Lajmi vjen pas postimeve të fundit të 26-vjeçarit Brooklyn, i cili akuzoi prindërit e tij, David dhe Victoria Beckham, për ndërhyrje në marrëdhënien e tij me Nicola. Ai pohoi se u rrit në një ambient ku “imazhi publik vinte gjithmonë i pari”, dhe se marrëdhënia me gruan e tij i dha qetësi dhe lehtësim pas viteve të ankthit intensiv.
Sipas “The Sun”, Penguin Random House, shtëpia botuese që botoi autobiografinë e Princit Harry, po bisedon me çiftin për botimin e një libri që “tregon gjithçka”. Burimet thonë se ka një interes të madh dhe se botuesit janë të gatshëm të paguajnë një shumë të madhe në mënyrë që Brooklyn të mund të zbulojë gjithçka, duke vënë në dukje se opsionet e çiftit janë “të pakufizuara”.
Libri pritet të jetë qindra faqe i gjatë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që Brooklyn dhe Nicola të ndjekin shembullin e Princit Harry, duke marrë pjesë në një konferencë shtypi televizive, të mundshme me Oprah Winfrey.
Deklaratat e Brooklyn kanë ndezur reagime të forta. Ai akuzoi nënën e tij Victoria Beckham se “i kishte vjedhur vallëzimin e parë në dasmën e tij dhe kërceu në mënyrë të papërshtatshme”, një episod i konfirmuar më vonë nga DJ i dasmës, Fat Tony, ndërsa Nicola Peltz thuhet se doli nga festa duke qarë.
Nga ana e familjes Beckham, burimet raportojnë se Victoria ndihet e tradhtuar, ndërsa ajo dhe David do të donin të rilidheshin me djalin. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare publike nga askush nga familja ose përfaqësuesit e çiftit.
Lini një Përgjigje