TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle20 Korrik 2023, 10:52

Temperatura deri në 56 gradë celcius, turistët nxitojnë të fotografohen me termometrin

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 56 gradë celcius, turistët nxitojnë

Temperatura rekord prej 56.67 Gradë Celsius janë shënuar këtë verë prej vitit 1913 në ‘Luginën e Vdekjes’, në lindje të Kalifornisë. Kjo ka bërë që disa turistë kuriozë të vërshojnë atje për ta ndjerë të nxehtin e krahasuar me “tharësen e flokëve”.

Shërbimi kombëtar meteorologjik në SHBA ashtu si në vende të tjera ka dhënë alarme moti duke nxitur njerëzit të tregojnë “nivele ekstreme kujdesi”, por kjo nuk ka ndaluar turistët kokëfortë të zbresin në numra të konsiderueshëm në Luginë e Vdekjes në lindje të Kalifornisë.

Kujdestarja e parkut, Giovanna Ponce, tha: “Kemi shumë vizitorë që duan të bëjnë foto me termometrin që tregon temperaturën ekstreme, ata duan të ndjejnë realisht se çfarë do të thotë kjo temperaturë”.

temperature ekstreme lugina e vdekjes

Lini një Përgjigje