TAGS-AT E JAVËS

Showbiz12 Janar 2026, 15:11

Telenovela ‘Limi-Alba’ kthehet në ‘trekëndësh dashurie’, banori: Mbaroj për Dolcen

Shkruar nga Pamfleti

Telenovela ‘Limi-Alba’ kthehet në ‘trekëndësh

Brenda shtëpisë së Big Brother Kosova, telenovela me ‘trekëndësh dashurie’ është në ‘kulmin’ e saj. Banorja Alba është parë tejet e prekur mbrëmë, duke qëndruar vetëm në dhomën e gjumit dhe duke folur për Limit, banorin më të ri që iu bashkua së fundmi “Big Brother VIP Kosova”.

Alba duket se po përjeton një tronditje të fortë, ndërsa shpreh hapur zhgënjimin dhe mërzinë për afrimin e Limit me banoret e tjera të shtëpisë. “Ai ka shkuar tani, është afruar me femrat e tjera. Me Dolcen, me Benitën… pse? Çka don të arrijë me këtë gjë? Pse me Dolcen, pse me Benin? Dolce më dhunoi fizikisht, Beni sa më ka shajtur në familje, aq edhe në moral”, thoshte Alba me zë të rënduar dhe sy të mbushur me lot.

Që kur Limi hyri në spektakël, Alba është parë e prekur emocionalisht, duke u shfaqur herë pas here e përlotur, madje edhe në prezencë të vetë Limit, një situatë që ka tensionuar shtëpinë dhe ka ngritur pyetje mbi ndjenjat e tij të vërteta.

Nga ana tjetër, Limi ka folur lirshëm për ndjenjat e tij, duke treguar një simpati të veçantë për Dolcen. Teksa bisedonte me Ludon, ai u shpreh se për Dolcen “mbaron”, duke lënë të kuptohet se ekziston një ndjenjë tërheqjeje që mund të ndryshojë gjithçka në dinamikën e banorëve.

Tani shtëpia e “Big Brother VIP Kosova” është vendi i një trekëndëshi dashurie të tensionuar: Alba e lënduar, Limi i tërhequr nga Dolcia dhe pranë Benitës, dhe Dolce që po i shton dramën situatës. Çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme? Banorët dhe publiku mbeten me sytë nga çdo lëvizje, në pritje të skenave që mund të shndërrohen në kulmin e telenovelës brenda shtëpisë.

Telenovela ‘Limi-Alba’ kthehet në ‘trekëndësh

trekendesh dashurie dolce limi alba

Lini një Përgjigje