
Ish-modelja Egla Harxhi ka bërë një rrëfim ndryshe sa i takon jetës së saj në Francë, martesës, prindërimit dhe karrierës.
E pyetur nga Rudina Magjistari lidhur me një fotot me presidentin francez Emmanuel Macron Egla Harxhi shprehet se takimin rastësor që pati me kreun e shtetit nuk nguroi që të fliste edhe për Shqipërinë.
Rudina Magjistari: Egla dua që të pyes për një foto, sepse je ti e shfaqur aty me Macron, Presidentin francez dhe më trego pak se kur është bërë kjo foto?
Egla Harxhi: Kjo foto është bërë vjet, në korrik 2024. Është një vend ku Presidenti Emmanuel Macron shkon shumë shpesh bashkë me gruan e tij. Rastisëm aty dhe u prezantuam nga miq të përbashkët. U ulëm gati për një 1 orë duke komunikuar mbi artin, duke diskutuar për projekte kulturore, mbi të ardhmen kulturore të Francës.
Rudina Magjistari: A e mori vesh që ju ishit nga Shqipëria se dhe ai vjen këtej, ka filluar që ti pëlqejë Shqipëria.
Egla Harxhi: Po folëm pak edhe për Shqipërinë, por sigurisht që biseda ishte më shumë e drejtuar drejt artit. E kemi takuar shpesh pas këtij momenti në fakt, sepse me ministria e Kulturës po punojmë aktualisht për organizimin e një eventi kulturor.
Lini një Përgjigje