TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 7 Korrik 2024, 10:20

Surf i veshur me kostum, Mark Zuckerberg feston Ditën e Amerikës në mënyrë të pazakontë

Shkruar nga Pamfleti

Surf i veshur me kostum, Mark Zuckerberg feston Ditën e Amerikës

Drejtori ekzekutiv i Meta-s poston rregullisht mesazhe për ndjekësit me rastin e festave të ndryshme. Mark Zuckerberg ka festuar në mënyrën më të pazakontë këtë vit 4 korrikun, ditën e pavarësisë së SHBA-së.

Ai ka festuar duke bërë sërf teksa valëviste flamurin amerikan dhe gjithashtu u pa duke pirë edhe birrë ndërsa kishte të veshur një smoking.

Për të kompletuar 4 korrikun e këtij viti, Zuckerberg e mbylli videon me këngën “Born in the USA” të Bruce Springsteen. “Urime ditëlindjen Amerika”, shkroi Zuckerberg në llogarinë personale të Instagramit.

Sigurisht, miliarderi ia lejon vetes të festojë në këtë mënyrë dhe ngjan shumë ‘super’, por nëse një gjë të tillë do e bënte një njeri i thjeshtë, do dukej budalla, ose në kërkim të klikimeve. Për Zuckerberg është një ide e mirë PR-i.

mark zuckerberg dita e amerikes surf

Lini një Përgjigje