
Mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos nuk pati një ‘fund të lumtur’, por të paktën njëri prodhoi hite të bukura, ndërsa tjetra u bë e njohur. Edhe pse mes tyre ka përfunduar lidhja prej shumë kohësh, një foto në profilin e Facebook-ut të këngëtarit dhe aktorit është ende si dëshmi e historisë së tyre.
Fotoja, e publikuar më 14 shkurt 2023, tregon çiftin të buzëqeshur në Shën Valentin, me përshkrimin:
“Nuk e kemi qejf si festë, por më shumë për çështje rregulli. Gëzuar Shën Valentinin dhe dashuroni çdo ditë @eglitakoooo.”
Olsi ‘ia ka parë’ hajrin ndarjes në fakt, sepse çifti ka qenë në qendër të vëmendjes shumë më tepër se kur ishin bashkë. Si rezultat, këngët e tij (të cilat si subjekt kanë një lidhje të përfunduar) kanë qenë më të suksesshme se pararendëset, kur dyshja ishin bashkë.

Lini një Përgjigje