
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024”, në Malmo të Suedisë, ku nata e parë gjysmëfinale starton sonte në mbrëmje.
Këngëtarja shqiptare do të performojë mbrëmjen e së enjtes në skenën e Eurovizionit me këngën “Titan”.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani përmes një video në “InstaStory” ka bërë thirrje për mbështetje. Ai kërkon që të gjithë të votojnë Shqipërinë.
“Më 9 maj Shqipëria do të luajë në Europianin e muzikës, Eurovision 2024. Të bashkohemi dhe ta mbështesim këngën “Titan” dhe Besën, përfaqësuesen e shqiptarëve në Eurovision 2024. Votoni 02″, thotë Asllani.
Lini një Përgjigje