TAGS-AT E JAVËS

Showbiz 2 Maj 2026, 10:40

“Shpirti i tij e ka ndi këngën”, Unikatil i bën dedikimin prekës të vëllait

Shkruar nga Pamfleti

“Shpirti i tij e ka ndi këngën”, Unikatil i bën

Reperi shqiptar Unikatil ka ndarë me ndjekësit një mesazh prekës në kujtim të vëllait të tij të ndjerë, duke rikthyer një traditë që e ka shoqëruar ndër vite.

Në një postim në rrjetet sociale, ai tregon se çdo ditëlindje e vëllait shënohej me një kërkesë të veçantë: një këngë të re nga ana e tij. Edhe pse këtë herë mungesa është e ndjeshme, artisti ka zgjedhur ta mbajë gjallë këtë zakon përmes një projekti të ri muzikor.

“Shpirti i tij e ka ndi këngën”, Unikatil i bën

“Çdo ditëlindje vëllau i êm më ka kërku vetëm këngë... sonte para mesnatës e ndini edhe ju”, shkruan ai, duke shoqëruar mesazhin me urimin: “Happy birthday my one and only!”.

Kënga pritet të publikohet në orët në vijim, si një homazh për vëllain e tij, ndërsa fansat kanë reaguar gjerësisht, duke shprehur mbështetje dhe vlerësim për ndjeshmërinë që artisti përcjell përmes muzikës.

reperi unikatil

Lini një Përgjigje