TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 8 Nëntor 2024, 22:30

Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor dhe gjeti dashurinë, Mc Kresha tregon historinë se si u njoh me partneren

Shkruar nga Pamfleti

Shkoi ta surprizonte për 30-vjetor dhe gjeti dashurinë, Mc Kresha

Reperi i njohur MC Kresha ka ndarë detaje të pazakonta rreth njohjes së tij me bashkëshorten, Erzinën, në një histori që ngjan me një film romantik.

Erzina ishte një fanse e tij e përkushtuar, ndërsa MC Kresha ishte idhulli i saj. Gjithçka nisi kur ai u thirr të këndonte në ditëlindjen e saj. Por, një vonesë e papritur dhe një shi i rrëmbyeshëm ndryshuan rrjedhën e asaj mbrëmjeje, duke krijuar një lidhje që sot i ka bërë ata prindër të lumtur të dy fëmijëve.

“Atë ditë më kontaktuan që t’i bëja urimin një vajze që më donte shumë. Nuk e dija që ajo ishte Erzina dhe as që po festonte 30-vjetorin. Më vonë u mësova për këtë dhe vendosa të shkoj tek shtëpia e saj për t’i bërë urimin”, tha Mc Kresha në një bisedë në “ZëmeMirënPodcast”.

Ai shpjegon se në natën kur koncerti i tij u anulua për shkak të shiut, ai kaloi mbrëmjen me Erzinën dhe shoqërinë e saj. “A pati ndonjë moment të veçantë atë natë?” e pyet Mira, dhe MC Kresha, me një buzëqeshje tipike, pranon:

“Po, pati një puthje. Epo, unë jam i suksesshëm (qesh).”

mc kresha histori partnere

Lini një Përgjigje