TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle31 Mars 2025, 11:48

“Shkëmbim banorësh me Grande Fratello”/ Ku përfundoi premtimi i produksionit të Big Brother?

Shkruar nga Pamfleti

“Shkëmbim banorësh me Grande Fratello”/ Ku përfundoi

Para nisjes së Big Brother Vip Albania 4 pati një premtim nga produksioni, konkretisht nga Ledion Liço, i cili tha se banorë të edicionit shqiptar do këmbeheshin me ata të Grande Fratello, në Itali. Për këtë u prononcua edhe Alfonso Signorini, duke e konfirmuar lajmin.

Por finalja është shumë afër dhe ky premtim duket se nuk do të mbahet. Jo vetëm kaq, por askush nuk tha asgjë, qoftë edhe për anulimin e nismës.

Fillimisht u dyshua se Livia që la shtëpinë, do të shkonte tek Grande Fratello, por diçka e tillë nuk ndodhi. Tani na ndajnë pak më shumë se dy javë nga finalja e Big Brother dhe gjasat që shkëmbimi të ndodhë janë gjithnjë e më të vogla.

Mbase edhe po të çonin Loredanën në Itali, si italisht-folëse, nuk kishin kë nga italianët të sillnin në Shqipëri, duke qenë se do i duhej përkthyes. Kështu që, këmbimi i banorëve mbeti vetëm një premtim. /Pamfleti

big brother grande fratello premtimi

Lini një Përgjigje