TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 15:40

'Sherr' në PPP mes prezantueses dhe Fation Kuqarit

Shkruar nga Pamfleti

'Sherr' në PPP mes prezantueses dhe Fation Kuqarit

I ftuar këtë të diel në PPP ishte Fation Kuqari, djali i këndshëm i Përputhen, i cili ishte edhe banor i Big Brother Vip 3. Duket se mes prezantueses dhe Tonit, fillimi nuk paska qenë i lehtë.

Anja: E vlerësoj shumë që erdhe, sepse e di që je shumë i ngarkuar. pavarësisht një sherri të vogël që patëm me sms fillimisht, por kaloi

Fationi: Debate ka çdo kush

Anja: Nuk mund ta nisë njeriu kështu: që në fillim me shpatë

Fationi: Rëndësi ka që ka zgjidhje

Anja: Shiko, për të qenë shumë e sinqertë, unë mendova që ti në Big Brother do bëje namin. Do kapje njërën, do lije tjetrën, ti dole krejt tjetër

Fationi: Unë nuk e kam bërë atë. Njerëzit në përgjithësi kanë atë që paragjykojnë pa e njohur tjetrin. Unë nuk kam bërë namin as në emisionin e mëparshëm, unë beqar dola. As nuk kapa njërën e lashë tjetrën. Këtë përshtypje e kanë të tjerët për mua, por jo se ua kam lënë unë....Kam qenë shumë korrekt aty brenda. Nuk kam qenë djali 'lule më lule'

Anja: Po kjo bie ndesh me një deklaratë që ke dhënë para shumë kohësh, ku ke thënë që 'kam shkuar me 200 vetë'

Fationi: Nuk jam djalë 'obobo mami', kam pasur lidhje, njohje, flirtoj, por nuk ka vend për numër. Nuk jemi në tregun çam, që të flitet me numra. Ajo shprehje ishte thjesht ironi. Në njohjet e mia, unë kurrë nuk pyes 'Sa ke pasur'. Ajo nuk përcakton njeriun.

(sek.34 deri min.5.00)

 

fation kuqari sherr

Lini një Përgjigje