TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle26 Maj 2024, 13:43

“E vogël, e brishtë, e pafajshme”, Egla Ceno pas fitores: E meritoja (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“E vogël, e brishtë, e pafajshme”, Egla Ceno pas fitores:

Aktorja Egla Ceno është fituese e Big Brother Albania VIP 3, duke u bërë banorja e fundit në shtëpi, ajo që fiku dritat.

Pas fitimit të Çmimit të Madh prej 100 mijë eurosh, Egla tha:

“Falënderoj që jeni bërë zëri, nga një format kaq i rëndësishëm, që jeni bërë zëri i këtyre mesazheve. Dhe më fal Ledion, të tregoj pak kurrizin”, ku në bluzën e Eglës shkruhej:

“E vogël, e brishtë, e pafajshme.”

“Karrierën time e kam qendisur ndër vite, unë jam një aktore teatri, jam shumë e lidhur me teatrin. Ia dedikoj grave, vetes sime, në fund të ditës e meritoja", u shpreh Egla disa minuta pasi rrëmbeu çmimin e madh.

Kujtojmë se vendin e dytë e mori aktori Julian Deda, në të tretin doli Romeo Veshaj, më pas e 4-ta ishte Heidi Baci e i 5-ti, Meriton Mjekiqi. Secili prej tyre u shpërblye me një çek prej 10 mijë eurosh.

 

egla ceno fitore

Lini një Përgjigje