TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle25 Qershor 2023, 16:26

Shakira shtatzënë me fëmijën e tretë, parashikimi i bujshëm po bën xhiron në rrjetet sociale (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shakira shtatzënë me fëmijën e tretë, parashikimi i

Edhe njëherë, parashikuesja Mhoni Vidente ka bërë sërish një zbulim për jetën e Shakirës.  Mediumi i famshëm parashikon se e ardhmja nuk do të ishte e qetë për Shakirën.  

“Do ta padisin”,- thotë ajo për ekspozimin kaq të madh të fëmijëve. “Po vijnë çështjet ligjore, ato më të këqijat. Pike, babai i fëmijëve të tij dhe rrethi i tyre do ta padisin Shakirën për t’i marrë fëmijët, sepse thonë, se ajo dëshiron të fillojë një turne dhe nuk është mjaftueshëm nëna për ta. Sa e trishtueshme për Shakirën”,- ka komentuar parashikuesja kubane në programin “El Heraldo Televisión”. 

Dhe së fundmi, ajo deklaroi se Shakira mund të mbetej shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe informacionet e fundit, kanë të bëjnë me pilotin e Formula 1, Luis Hamilton. 

“Një që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”. Parashikuesja theksoi se Shakira kërkon që të ketë një vajzë. 

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe piloti Luis Hamilton aludohen se janë në lidhje prej kohësh, por asnjëri nuk e ka konfirmuar apo mohuar lajmin. 

Përmendet gjithashtu mundësia që Tom Bredi, një ish-futbollist profesionist, të jetë një tjetër sportist me të cilin Shakira mund të ketë lidhje romantike, megjithëse për momentin gjithçka duket se tregon një lidhje mes këngëtares dhe Hamiltonit. 

shakira këngëtarja kolumbiane

Lini një Përgjigje