TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Qershor 2023, 11:20

Shakira rikthehet në Barcelonë, habit Piquenë duke qëndruar në shtëpinë ku diku jetonin bashkë

Shkruar nga Pamfleti

Shakira rikthehet në Barcelonë, habit Piquenë duke qëndruar

Prej një viti Shakira është epiqendra e lajmeve rozë dhe çdo lëvizje e saj vëzhgohet me lupë.

Këngëtarja, e cila tashmë jeton në Miami me fëmijët e saj, së fundmi është rikthyer në Barcelonë. Kjo ishte për garën e Formula 1 në Circuit de Catalunya, pak jashtë qytetit katalanas.

Për të gjithë ishte befasuese që ajo mori fëmijët e saj me vete dhe akoma më e habitshme ishte se ajo qëndroi në shtëpinë ku më herët jetonte me Pique-n dhe fëmijët.

Sipas gazetës “La Vanguardia”, shtëpia ndodhet në pronën e banimit Ciudad Diagonal (Esplugues de Llobregat), afër Barcelonës.

Kolumbiania është lejuar të kthehet në atë që dikur ishte shtëpia e saj, por pronësia e së cilës mbahet nga kompania e Pique Inversiones BCN Two & Two SL, sipas gazetës.

Nga ana tjetër, si Pique ashtu edhe rrethi i tij nuk e dinë arsyen e vizitës së Shakirës në Barcelonë, mund të jetë kontakti me avokatët e saj apo kalimi i kohës me Lewis Hamilton.

Megjithatë, ata janë përpjekur të shmangin çdo konflikt për hir të djemve.

shakira barcelone

Lini një Përgjigje