TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Qershor 2023, 10:04

I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares në skenë: Krenar për këtë grua

Shkruar nga Pamfleti

I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares

Prej disa ditësh u komentua në media goditja që mori Bebe Rexha në fytyrë teksa po performonte në një skenë. Në momentin që këngëtarja e famshme me origjinë shqiptare po bënte shenjën e shqiponjës, një 27-vjeçar e goditi atë me celular në fytyrë.

Lidhur me këtë rast një reagim e ka bërë edhe partneri i Bebes, kineasti Keyan Safyari.

Ky i fundit ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një fotografi të përbashkët të çiftit, ku shihen të buzëqeshur e të lumtur pranë njëri-tjetrit.

“Krenar për këtë grua. E fortë. E bukur. E talentuar. Inteligjente. Të dua”, ka shkruar Keyan Safyari në mbishkrimin e fotos.

Kujtojmë që në koncertin e së dielës në Nju Jork ndodhi një incident, ku një burrë nga audienca e goditi me telefon 33-vjeçaren, duke bërë që ajo të dërgohet me urgjencë në spital, nga ku edhe iu bënë tri qepje në fytyrë.

Nicolas Malvagna, i cili tashmë është i arrestuar dhe pritet të dalë para gjyqit më 31 korrik, rrezikon të dënohet me një vit burg për veprën e kryer.

I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares I dashuri i Bebe Rexhës reagon pas incidentit të këngëtares

bebe rexha i dashuri

Lini një Përgjigje