
Lojtari amerikan i Nju Orlins Pelikans, Zion Uilliamson është në telashe serioze pas një lidhjeje me aktoren porno, Mërej Mills.
Në fillim të qershorit, Zion Uilliamson (22) dhe e dashura e tij, Akima, njoftuan se së shpejti do të kishin një vajzë.
Vetëm disa orë pasi çifti publikoi foto nga një festë për të shpallur gjininë e foshnjës, ylli i pornografisë Mërej Mills e akuzoi basketbollistin për tradhti. Ajo pohon se nuk është e vetmja vajzë që ka pasur një lidhje dashurie me një basketbollist të ri.

Tani Mërej shkruan se do të publikojë një video intime me Zajon dhe kështu do të shkatërrojë karrierën e tij në NBA.
- NBA, kam një kasetë seksi me mua dhe Zion Uilliamson. I kam edhe në telefon. Pelikans, tregojeni tani, ai nuk e meriton të jetë te Nju Orlins! Videoja do të jetë së shpejti në rrjetet sociale – tha Mërej e tërbuar dhe vazhdoi:
- Zionnuk mund të fitojë një gjyq kundër meje në gjykatë. Unë kam prova serioze se ai dërgoi njerëz për të më kërcënuar dhe frikësuar. Ai e di këtë. Unë do ta padis për të gjitha problemet që më shkaktoi.

Mediat në Amerikë u informuan se janë të shqetësuar te Nju Orlins për ngjarjet e fundit rreth Zion Uilliamson.
Zion Uilliamson ka marrëveshjen e dytë më të madhe të sponsorizimit midis fillestarëve në NBA. Më 23 korrik 2019, Uilliamson nënshkroi një kontratë 5-vjeçare, prej 75,000,000 dollarë me Xhordan Brand. Vetëm LeBron Xhejms ka një kontratë më të madhe se Uilliamson në histori , me 90,000,000 dollarë për fillestarët. Zion Uilliamson ka një kontratë 5-vjeçare me Nju Orlins në vlerë prej 193.000.000 dollarë.
Mërej Mills është një aktore amerikane e filmave për të rritur, me shumë ndikim dhe e ndjekur në rrjetet sociale. Ajo është 32-vjeç dhe ka bërë mbi 100 filma dhe fiton 2,000,000 dollarë në vit. Para karrierës së saj si aktore pornografike, ajo ka punuar si grimiere.

BREAKING: Adult film star Moriah Mills Twitter account has been suspended after threatening Zion Williamson with Sex Tape release. pic.twitter.com/ghAZALbF9n
— Daily Loud (@DailyLoud) June 20, 2023
Lini një Përgjigje