
E dashura e Kristiano Ronaldos, Xheorxhina Rodrigez, ka zbuluar atë që i mungon në jetën e saj përpara se të futej në qendër të vëmendjes.
Ronaldo, i cili më parë ishte në lidhje me modelen ruse Irina Shajik, u lidh me Rodrigez, pasi e takoi atë në vitin 2016, kur ai ishte te Reali i Madridit. Vlen të përmendet se partnerja aktuale e ikonës portugeze punonte si asistente shitjesh në dyqanin Gucci në Madrid në atë kohë.
Që atëherë Rodrigez ka bërë emër si modele dhe influencere, duke mbledhur pothuajse 50 milionë ndjekës në Instagram. Ajo shpesh bashkëpunon me markat e modës dhe stilit të jetës si L’Oreal dhe Alo Yoga. Modelja e lindur në Argjentinë ka gjithashtu dy fëmijë me Ronaldon dhe është njerka e tre fëmijëve të tij të tjerë.
Si e dashura e një prej sportistëve më të njohur në botë, Xheorxhina Rodrigez është shpesh në qendër të vëmendjes. Edhe pse e ka bërë të qartë se ajo është e lumtur me jetën e saj me Kristiano Ronaldon dhe fëmijët e tyre, ajo pranoi se i mungojnë disa gjëra nga jeta e saj e mëparshme.
“Janë gjërat e vogla që mungojnë,” tha Xheorxhina Rodrigez për Harper’s Bazaar Arabia. “Të jesh në gjendje të ulesh në një stol në rrugë ose të shkosh në park me fëmijët pa u ndjerë e vëzhguar”.
Rodrigez vjen nga një prejardhje modeste, duke pasur një baba spanjollo-argjentinas dhe një nënë spanjolle në Buenos Aires. Ajo përfundimisht ndoqi karrierën si modele në Spanjë, por pati një karrierë të qetë, derisa u takua me Ronaldon. Pasuria e saj neto thuhet se është 12 milionë dollarë.
Lini një Përgjigje