TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shtator 2023, 13:06

Sa do i kushtojë çiftit Arbana-Eduart ‘unfollow’ e Luizit?

Shkruar nga Pamfleti

Sa do i kushtojë çiftit Arbana-Eduart ‘unfollow’ e

Luizi habiti me lëvizjen e tij të papritur në “Instagram” ku ka hequr nga follow Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn.

Në dukje që nga “BBV2” dukej se ata gëzonin një miqësi të mirë me njëri-tjetrin. Madje, Luizi shpesh gjatë live të “BBV2” shprehte dëshirën për të qenë pjesë e stafit të “Big Brother VIP 3”. Publiku madje herë pas here e shihte Luizin të favorizuar nga regjisori Grishaj, ndoshta nisur dhe nga vendi i njëjtë i origjinës.

Por me sa duket marrëdhënia mes fituesit të “BBV2” dhe çiftit Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj ka pësuar krisje. Madje aq e papritur dukej kjo lëvizje e Luizit, sa që edhe vetë çifti nuk e ka kuptuar, deri kur doli lajmi. Kjo për faktin se si Arbana ashtu edhe Edi, vijonin ta ndiqnin, ndonëse ky i fundit i kishte larguar.

Veç dinamikave që vetë Luizi ka pasur me disa nga ish-banorët, shumë pikëpyetje ngriti pikërisht largimi i Arbanës dhe i Eduartit. Në rrjet komentuesit kanë shkruar se çifti nuk ka qenë asnjëherë pro idesë që këngëtari të vinte si opinionist në edicionin e ardhshëm të Big Brother. Ndonëse është ende herët të flitet për pozicionet e reja, ndjekësit kanë pretenduar se është kjo arsyeja që ka çuar në reagimin e menjëhershëm të Luizit.

Luizi vërtet largoi Arbanën dhe bashkëshortin e saj, por a nuk menaxhohet këngëtari nga Top Media? Dhe pyetja që vjen natyrshëm pas saj, mos ndoshta Top-i i ka bërë ‘unfollow’ Arbanës?

Ama ka një problem ‘ekzistencial’, se, nëse Luiz Ejlli është tanimë figurë e Top-it dhe i sjell të ardhura, Arbana Osmani merr afërsisht 20 mijë euro rrogë, pra praktikisht vetëm e shpenzon këtë media.

Ndaj, vendimi i çiftit Arbana-Eduart për të mos marrë si opinionist Luiz Ejllin duket se do u kushtojë shumë më tepër se një ‘unfollow’.

Ju si mendoni, më mirë një opionionist si Luizi apo një prezantuese si Arbana për BBV3?/Pamfleti

luiz ejlli arbana osmani unfollow

Lini një Përgjigje