
Aktori Amos Zaharia u lakua shumë gjatë pjesëmarrjes në Big Brother Vip Albania 2 ku u komentua për karakterin e tij, batutat ‘pa kripë’, por dhe për raportin me banoren Dea Mishel.
Edhe pse ky format ka muaj që ka përfunduar, personazhe që kanë qenë pjesë e tij vazhdojnë ende të jenë shumë të komentuar në media.
I ftuar në “Fitstation” në News24, Amosi tregoi për jetën pas këtij formati duke zbuluar dhe raportet me ish banorët.
Moderatorja: Shikojmë ish banorë që kërkojnë vëmendje në çdo formë dhe pse formati ka përfunduar, shohim dhe një Amos që ka zgjedhur të vazhdojë punën e tij, jetën e tij sikur s’ka qenë pjesë e këtij formati ndonjëherë.
Amos Zaharia: E rëndësishme si i thonë asaj shprehjes është të mos ‘fluturosh me pras’. Nuk është çështje protagonizmi, është ideja e famës, shikoni se po ha një vezë, shikoni sa bukur po takoj filanin
Moderatorja: Si i ke raportet me ish banorët, veçanërisht me Dean?
Amos Zaharia: Miqësi janë ato që krijohen që në fëmijëri, miqësi kam ruajtur me Oltën ose me disa ish-aktorë, me personzhe të tjerë nuk kam ruajtur miqësi, as shpenzoj kohë me ta!
Lini një Përgjigje