TAGS-AT E JAVËS

Showbiz27 Maj 2026, 15:48

Russell Crowe përplaset me fansat në Paris, aktori vendos kufij pas situatës së tensionuar: Rri aty!

Shkruar nga Pamfleti
Russell Crowe përplaset me fansat në Paris, aktori vendos kufij pas
Russell Crowe përplaset me fansat në Paris, aktori vendos kufij pas situatës së tensionuar: Rri aty!

Aktori i njohur i Hollywood-it Russell Crowe është përfshirë në një moment tensioni jashtë një hoteli në Paris, ku një grup fansash iu afruan duke i kërkuar autografe.

Sipas një videoje që po qarkullon në rrjetet sociale, aktori fillimisht është përpjekur të vendosë rregull dhe t’i mbajë fansat në distancë, pasi disa prej tyre i ishin afruar shumë pranë.

“Rri aty ku je, mos më shty. Do të vij tek ti! Jepu hapësirë të gjithëve!”, është dëgjuar të thotë ai.

Më pas, Crowe ka qenë edhe më i prerë në reagim, duke paralajmëruar se nuk do të tolerojë sjellje të papërshtatshme.

“Sapo dikush e kalon kufirin, unë iki. A jam kuptuar?”, ka thënë aktori.

Pavarësisht paralajmërimeve, situata nuk është qetësuar menjëherë, ndërsa dëshmitarët raportojnë se atmosfera është bërë më e tensionuar kur ai ka refuzuar të nënshkruajë një objekt specifik.

Videoja e incidentit është bërë virale në rrjet dhe ka hapur diskutime për mënyrën se si personazhet publikë përballen me fansat në hapësira publike dhe kufijtë e privatësisë së tyre.

 

russell crowe fansat paris

Lini një Përgjigje