
Këngëtari i njohur Endri Prifti ka zbuluar prej kohësh lidhjen e tij të dashurisë me gazetaren dhe moderatoren Ola Bruko.
Para dy ditësh, Ola festoi 42 vjetorin e lindjes së saj në shoqërinë e fëmijëve, familjes, miqve, kolegëve dhe partnerit të saj, Endrit. Kjo festë speciale u shoqërua edhe me një postim nga Endri në rrjetet sociale, ku ai e uronte moderatoren me fjalë të ngrohta dhe shprehte dashurinë e tij për të në publik.
‘Edhe 100 zemra ime..’- nis urimin Endri, duke përmendur edhe fëmijët e partneres. Në fund, ai e mbyll me fjalën më të bukur të dashurisë: “Të dua!”.
‘Pamfleti’ shkroi që në krye të herës për lidhjen e tyre të dashurisë, por kjo gjë nuk u mirëprit nga protagonistët, ndërsa tani jemi shumë të kënaqur që shohim lumturi në sytë e të dyve. Pavarësisht kushteve, dashuria duhet jetuar kur vjen. Ndaj shumë urime çiftit dhe i pafshim gjithnjë bashkë e të lumtur! Rroftë dashuria!

Lini një Përgjigje