
Në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur Rita Ora është shprehur se nuk e kishte menduar kurrë se do të martohej me regjistorin e njohur Taika Waititi-n.
Ajo tregon se pati një kimi të menjëhershme me regjisorin e ‘Jojo Rabbit’ pas takimit në një Barbecue nga Robert Pattinson, por ata ruajtën një raport miqësor për pesë vjet. 32-vjeçarja u shpreh se kishte “hequr dorë” nga pritja për të gjetur një partner për shkak të karrierës së saj.
“E dini, sinqerisht hoqa dorë nga ideja për të gjetur dikë që mund të përballonte atë që bëj dhe si e jetoj jetën time. Dua të them, është shumë për të pranuar për këdo. Por kurrë nuk kam menduar se ndjekja e gjërave që më bëjnë të lumtur do të çonte drejt saj. Secili ka udhëtimin e vet, dhe unë në thelb u martova me mikun tim më të mirë. Nuk e kam menduar kurrë në fillim se ai ishte personi me të cilin do të martohesha. E dini, gjithmonë e kam dashuruar, por sinqerisht nuk e kisha planifikuar. Nuk mendoja se do të ndodhte për mua për shkak të asaj që bëj dhe nëse do të kishte dikush atje që do të më donte kështu si jam”, shprehet Rita Ora.
Artistja kujtoi se si kishte përjetuar “fluturat në stomak” pas takimit të saj të parë me Taika-n, gjë që erdhi si një “surprizë”.
“Kemi pasur kimi menjëherë. Dhe, ju e dini, nëna e tij gjithashtu i mbijetoi kancerit të gjirit. Ne thjesht u lidhëm vërtet me familjet tona dhe me etikën tonë të punës. Ishte sikur të mos kishte njeri tjetër në festë, dhe më pas ishte sikur, ‘O zot, dielli po lind. Çfarë po ndodh?’ Ne mbetëm miq vërtet të mirë, por unë kisha flutura në stomak dhe ishte një surprizë, por u ndjeva rehat”, vijoi ajo.
Lini një Përgjigje