TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle10 Nëntor 2024, 18:59

Rezarti dhe Besforti nuk janë përjashtuar nga 'BBVK'? Xheneta ngre dyshimet: I kam dëgjuar duke qeshur!

Shkruar nga Pamfleti

Rezarti dhe Besforti nuk janë përjashtuar nga 'BBVK'?

Aktorët Rezart Veleshnja dhe Besfort Daka u përjashtuan të premten nga gara e Big Brother VIP Kosova 3 për shkak të shkeljeve të rregullave të shtëpisë.

Vendimi u mor pasi Vëllai i Madh konstatoi se të dy banorët kishin përdorur gjuhë të urrejtjes dhe kishin kryer ngacmime me natyrë seksuale, duke shkelur normat dhe etikën e spektaklit.

Megjithatë, disa konkurrentë kanë ende dyshime për përjashtimin e tyre të plotë. Xheneta Fetahu shprehu mosbesim ndaj lajmit, duke kujtuar raste të mëparshme kur banorët vetëm janë izoluar përkohësisht dhe më pas janë rikthyer.

“Unë mendoj që ata të dy nuk janë përjashtuar, por janë në izolim. I kam dëgjuar duke qeshur. Edhe në edicione të tjera ka ndodhur që kanë hyrë në izolim dhe më pas janë rikthyer”, tha Fetahu.

Kjo teori hasi në kundërshtim nga Sara Kolami, e cila theksoi se, duke marrë parasysh natyrën e veprimeve të Veleshnjës dhe Dakës, kthimi i tyre është i pamundur.

“Mendimi im është që përjashtimi është final”, shtoi Sara, duke vënë theksin te serioziteti i shkeljeve të rregullave.

xheneta rezarti dhe besforti bbvk perjashtim

Lini një Përgjigje