TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Tetor 2024, 15:14

“Qëndroni në pritje!”, Rita Ora ka një surprizë për të gjithë shqiptarët

Shkruar nga Pamfleti

“Qëndroni në pritje!”, Rita Ora ka një surprizë

Së shpejti mund të kemi një surprizë nga këngëtarja shqiptare Rita Ora!

Ju kujtojmë se kur ajo pyetet për origjinën e saj, asnjëherë nuk heziton të flasë për rrënjët shqiptare. E kjo që thamë më sipër ka shumë lidhje me surprizën që ju paralajmëruam.

Kënga e saj “Anywhere” është kënduar në shqip nga një këngëtare, e cila ka përkthyer këngën për të parë se si do të tingëllonte në gjuhën shqipe. Këtë video e ka pikasur edhe Rita, e cila e ka postuar në rrjetet e saj sociale.

“Ide e mirë. Qëndroni në pritje” shkroi Rita, duke na lënë të mendojmë se ajo mund të sjellë edhe versionin shqip.

rita ora surprize shqiptaret

Lini një Përgjigje