TAGS-AT E JAVËS

Showbiz24 Shtator 2025, 10:34

“Qellimisht të dëmshme”, Dua Lipa mohon të ketë pushuar agjentin e saj për çështjen e Palestinës

Shkruar nga Pamfleti

“Qellimisht të dëmshme”, Dua Lipa mohon të ketë

Lajmi se Dua Lipa pushoi nga puna agjentin e saj për qëndrimin lidhur me Palestinën, u përhap në të gjitha mediat me shpejtësi. Por, ylli shqiptar me famë ndërkombëtare i ka mohuar këto zëra dhe u është përgjigjur me fjalët “plotësisht i gënjeshtërt” dhe “qëllimisht të dëmshme” lajmeve se ajo e pushoi agjentin pas një letre ku kërkonte që grupi Kneecap të mos këndonte në festivalin e Glastonbury.

“Unë nuk i mbështes veprimet e David Levy apo menaxherëve të tjerë muzikorë drejt një artisti që flet të vërtetën e tij. Gjithashtu nuk mund ta injoroj mënyrën sesi kjo është trajtuar në shtyp. Jo vetëm që artikulli ishte plotësisht i gënjeshtërt, por gjuha e përdorur nga Daily Mail ka qenë qëllimisht e dëmshme, e krijuar qartazi për klikime dhe për të nxitur ndarjen online. Jam gjithnjë për Palestinën e Lirë por shfrytëzimi i një tragjedie botërore për të shitur gazeta është diçka që më shqetëson shumë.”

Një zëdhënës i WME tha se Levy nuk është përfshirë në menaxhimin e Duas që prej vitit 2019 dhe këtë vit është tërhequr plotësisht nga projektet.

Dua e ka shprehur prej kohësh qëndrimin e saj për Palestinën dhe ka firmosur letra drejtuar presidentit Biden ku kërkohej armëpushim për Gazën, ka mbështetur #AllEyesOnRafah dhe ka nxitur qeverinë britanike që të veprojë.

Ajo ka thënë haptazi se është “e gatshme” që të përballet me kritika për qëndrimin e saj, duke thënë se kjo është “për të mirën e epërme”.

dua lipa palestine david levy

Lini një Përgjigje