TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle21 Qershor 2025, 20:30

Puthje mes Albanos dhe ish-konkurrentes, çfarë ndodhi në prapaskenat e finales së "Ferma Vip"

Shkruar nga Pamfleti

Puthje mes Albanos dhe ish-konkurrentes, çfarë ndodhi në

Mbrëmja e djeshme ishte e mbushur me emocione dhe spektakël. Finalja e madhe e “Ferma VIP 2” u zhvillua në një event madhështor, plot surpriza dhe momente të paharrueshme.

Por surprizat nuk kanë munguar as në prapaskenë. Në një video të publikuar nga ish-fermerja Keisi, shfaqet një moment i pazakontë mes Kryeplakut Albano Bogdo dhe Elinarës, të cilët shkëmbejnë një puthje në buzë.

Kjo skenë, që ka marrë vëmendjen e rrjeteve sociale, nuk është hera e parë që ndodh. Ajo është një përsëritje e një momenti të ngjashëm gjatë spektaklit dhe, sipas tyre, është pjesë e humorit dhe aktrimit që e ka shoqëruar edicionin.

Kujtojmë se, Big Basta është fituesi i edicionit të dytë të Ferma VIP. Pas 24 javësh, Big Basta është kurorëzuar si fituesi i Ferma VIP 2.

Lini një Përgjigje